Emri i këngëtarit Yll Limani po qarkullon në rrjet si një nga personat që mund të hyjë në Big Brother VIP.
Limani dhe regjisori Eduart Grishaj kanë postuar një foto me njëri-tjetrin, ku Eduarti ka shkruar një këshillë drejtuar artistit në lidhje me nominimet.
“Kujdes arsyet e nominimit duhet të jenë të forta”, ishte mesazhi provokues që “ngatërroi” ndjekësit.
Me shumë gjasa gjithçka është bërë për lojë mes dy personazheve, pasi artisti nga Kosova, e ka thënë se nuk do të bëhet pjesë e Big Brother, edhe pse ftesa i kishte mbërritur shumë herët.