Mbrëmjen e kaluar banorët meshkujt u vunë përball lojës “përgjigju ose prano sfidën” duke iu përgjigjur disa pyetjeve personale.

Në njërën prej tyre atyre iu kërkua që të tregonin ‘emrin e të dashurës së fundit që kanë patur ose puthe njërin prej banorëve meshkuj në buzë’.

Dhe teksa disa prej tyre nuk hezituan të tregonin, Qetsori dhe Sabiani kanë zgjedhur të bëjnë sfidën duke i dhuruar puthje në buzë njëri – tjetrit.

Ky moment u prit me shumë brohoritma dhe të qeshura nga banorët të cilëve iu erdhi e papritur.