Mbrëmjen e së shtunës, Sabiani u bë pjesë e “Big Brother VIP” për të vëzhguar nga afër lidhjen e së bijës me Kristin. Në lidhje me këtë situatë ka reaguar së fundmi e ëma e Kristit, Mimoza.
Ajo ka dhënë një deklaratë për “Albeu.com”, ku është shprehur se fëmijët pajisen me edukatë për t’u bërë të pavarur dhe të bëjnë zgjedhjet e tyre në jetë, ndryshe nga Sabiani që po ndërhyn në zgjedhjet e vajzës së tij.
“Ne i rrisim fëmijët tanë dhe i pajisim ata me edukimin, ndjenjën e qëllimit dhe qëndrimin që u nevojiten për të lulëzuar dhe formuar botën e tyre! Me aftësitë dhe vlerat e tyre ata bëhen të pavarur dhe bëjnë zgjedhjet e tyre në jetë. Kjo duhet të na bëjë krenarë!
Ka momente në jetë kur po përballemi me sfida të paprecedentë, situata që nuk përfaqësojnë vlerat tona. Në këto raste përgjigja më e mirë është qetësia, ekuilibri dhe mirëkuptimi. Krenar për ty Kristi”, ka thënë Mimoza.