Kancelari gjerman Olaf Scholz i kërkoi Kinës të mos dërgojë armë për të ndihmuar luftën e Rusisë kundër Ukrainës dhe në vend të kësaj i kërkoi Pekinit të ushtrojë presion ndaj Moskës për të tërhequr forcat e saj. Në një fjalim në parlamentin gjerman, Scholz tha se ishte zhgënjyese që Pekini ishte përmbajtur nga dënimi i pushtimit rus, megjithëse ai përshëndeti përpjekjet e tij drejt de-përshkallëzimit të një lufte bërthamore.
“Është zhgënjyese që në G20-ën e fundit nuk pati një dënim të qartë të agresionit rus në Ukrainë. Mesazhi im për Kinën është i qartë: përdorni ndikimin tuaj në Moskë për të tërhequr trupat dhe mos dërgoni armë në Rusi” nga Kina. Kështu tha kancelari gjerman Olaf Scholz , duke folur në Bundestag një vit pas “pikës së kthesës epokale” të shpallur më 27 shkurt të vitit të kaluar.