Lëvizja e Saturnit nga Ujori te Peshqit ndikon shumë në marrëdhëniet tona ndërpersonale dhe na mëson se si të jetojmë më me vetëdije, pa “mbetur” në të kaluarën.

Personaliteti i disa shenjave do të zhvillohet pozitivisht në ditët në vijim, ndërsa të tjerëve jo. Shenjat më me fat të marsit kanë ndjerë tashmë favorin e planetëve, por cilët do të shohin që marrëdhëniet e tyre të marrin një kthesë për keq?

Dashi

Ju gjithashtu e dini që duhet të ishit ndarë deri tani. Qëndrimi në një marrëdhënie që ju bën të pakënaqur është thjesht vazhdimësi e problemit. Saturni në Peshqit nxjerr në pah ndjenjat që i keni mbajtur të fshehura qëllimisht. Sidoqoftë, është më mirë t’i shprehni ato, të merrni vendimet tuaja dhe të vazhdoni përpara. Përndryshe, gjërat mund të bëhen shumë më të dhimbshme.

Gaforrja

Frika se “çfarë do të ndodhë më pas” ju mban në një lidhje pa mirëkuptim, ndoshta edhe pa respekt. Ju tashmë i keni kushtuar shumë nga koha juaj, duke u kujdesur për partnerin dhe jo për veten tuaj. Kjo është koha ku juve ju duhet të vendosni të zgjidhni mes vetes tuaj ose partnerit.

Bricjapi

Ky muaj do jetë i vështirë, por do ju shtyjë të merrni vendime për jetën tuaj. Duhet të mbani mend se zgjedhjet tuaja do të rezultojnë në ndryshime që mund t’ju shqetësojnë, por do të arrini të kuptoni se çfarë ju bën të lumtur. Po, kjo do të thotë se do të ketë ndryshime në marrëdhënien tuaj, madje edhe një ndarje.