Beniada Nishani së bashku me Argjira Spanca kanë nisur një rubrikë në “E Diell” që quhet “E Diell në Trip”. Me personazhe të ndryshme ato shkojnë në vende të ndryshme të Shqipërisë. E ftuar në “Wake Up”, Beniada ka treguar se në puntatën e ardhshme do jetë udhëtimi që kanë bërë në Gramsh së bashku me maestron Armaldo Kllogjeri.
Gramshi është vendlindja e maestros dhe Beniada tregon se ka qenë shumë e vështirë të bënin intervista në këtë qytet sepse njerëzit e ndalonin Armaldon për ta përshëndetur.
Blendi Salaj: Ti ishe tek qyteti i Armaldos, bashkë me Armaldon?
Beniada Nishani: Bashkë me Armaldon, e kemi të ftuarin special, do të dalë puntata këtë të diel.
Blendi Salaj: Si e pritën maestron në Gramsh?
Beniada Nishani: Nuk e lini rehat të shkretin, ishte shumë e vështirë të bënim intervistat me maestron sepse e ndalonin të gjithë njerëzit, të gjithë duke bërtitur “maestro, Luizi”, na çmendën moj.