Sektori i prodhimeve dhe ai shërbimeve po vuan pasojat e largimit të fuqisë punëtorë. Në sektorin fason dhe fabrikat e këpucëve nevojat janë për 20 deri në 25 mijë punonjës ndërsa në bar-restorante e hotele kërkohen 15 mijë njerëz.
Nëpër fasoneri vakancat po mbulohen me kontrata nga Nepali. Gratë nga ky shtet vijnë me negocimin e agjencive të punësimit për të zënë një vend pune, që në shtetin e tyre nuk e arrijnë dot, për arsye të ndryshme. E njëjta skemë punësimesh po ndiqet edhe në Filipine.
Kosto e punësimit mbetet e lartë për biznesin shqiptar, i cili paguan noterizimin e dokumenteve, policat e sigurimit dhe biletat e udhëtimit në disa raste, por për gratë e këtyre vendeve duket se ka garanci në punësim, pasi ato i zbatojnë kontratat.
Nga ana tjetër, bangladeshasit nuk kanë përmbushur vakancat dhe pritshmëritë, pasi kanë braktisur jo vetëm vendin e punës, por edhe Shqipërinë. Ata e kanë përdorur vizën e tyre të punës si trampolinë për të udhëtuar nga Bangladeshi në vendet më të zhvilluara të Europës
Home Lajme Aktualitet Shqipëria merr punëtorë nga Nepali, zëvendësojnë bangladeshasit që braktisën vendin pasi u...