Në shtëpinë e Ermal Mamaqit dhe Amarda Toskës ka sot festë! Vajza e tyre e vogël Sia feston ditëlindjen e saj. Ajo erdhi në jetë pikërisht 5 vite më parë, duke sjellë shumë lumturi në familjen e artistit dhe moderatores së njohur.

E me këtë rast, nuk ka munguar as urimi i babi Ermalit, i cili ka publikuar një video në rrjetet e tij sociale, ku i ka dedikuar edhe disa fjalë shumë të ndjera.

“Vajzës time, mos harro kurrë që të dua. Shpresoj që ti të besosh te vetja aq shumë sa unë besoj te ty. Kur jeta të përpiqet të të uli poshtë, unë do jem gjithmonë aty”- dëgjohet të thuhet në videon e publikuar nga Mamaqi në rrjetet e tij sociale.

Ndërkaq, krahas videos së publikuar, Ermali shkruan se dëshiron që e bija të bëhet si bashkëshortja e tij, Amarda Toska. “Sia Dashuria 5. Uroj të bëhet si ti Ami”- shkruan Ermali krahas videos.