Altin Goxhaj ka akuzuar Sali Berishën, pasi sipas tij, tashmë ai i është nënshtruar axhendës së Xhorxh Sorosit. Në një postim në rrjetet sociale Goxhaj shpjegon se pse Berisha, i vetëshpallur si kundërshtari më i fortë i Sorosit në Shqipëri, i është nënshtruar atij.
Shkak për deklaratat e Goxhajt është bërë një aktivitet që zhvillohet në Partinë Demokratike “nën kujdesin e veçantë të Sali Berishës” ku do diskutohet shpopullimi i Shqipërisë në tezat e Çubrolliçit dhe deri në qeverisjen e Ramës. Goxhaj thotë se ky event është pjesë e fushatës së Sorosit i cili ka ndërmarrë këtë nismë për të pranuar shpopullimin, por jo se po kryhet në sajë të axhendës së tij.
Goxhaj akuzon Berishën se ka anashkaluar Departamentin kundër shpopullimit në PD, duke mos e thirrur në konferencë. Avokati gjithashtu cilëson Alfred Lelën, drejtorin e kabinetit të Berishës dhe Akil Krajën si dy zara të Sorosit.
Goxhaj thekson se PD-ja e Berishës është në pazar me Sorosin dhe se do e provojë me fakte këtë gjë.