Avokati Spartak Ngjela thotë se nëse Sali Berisha e merr drejtimin e partisë, atëherë Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë bërë të qartë një gjë: PD shpallet e gjitha “non grata”. Ai u shpreh se mund të ndëshkohen edhe bashkëpunëtorët e tij në koalicione.
Gjatë intervistës në ABC News, Ngjela tha se praktika ligjore anglo-sanksione është e rreptë dhe në këtë prizëm pret që drejtësia amerikane të veprojë.
“Do kemi risi, të kujtohet si tha sekretari i Shtet në Uashington, po ta marrin Saliu PD, nxjerrim partinë “non grata”. Ka analogji të plotë, me Metën, me Dulen dhe mund të shpallen me 100%.
Mbase edhe shpëtojnë, por po flas për traditën anglosaksone. Sepse janë të rreptë në ligj. Nëse Saliu merr partinë, PD del non grata e gjitha”, tha ai.