Nga Elisa Spiropali/
Drejtësi për Mimoza Pajën!
Drejtësi duke filluar nga kriminelët që e vranë, te ata që lehtësuan e lehtësojnë masat e sigurisë për të fortët e kontigjentët e krimit.
I bëj thirrje Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë të hetojë rastin në veçanti dhe fenomenin në tërësi. Kjo tronditje dhe ky trishtim duhet të na shërbejë për të forcuar rrjetën e drejtësisë ku duhet të mbesin ata që mendojnë se mund t’ia hedhin sistemit me forcën e krimit dhe të parasë.
Mendimet dhe lutjet e mia shkojnë për mbesën që humbi gjyshen e saj aq të dashur, dhe për familjarët e Mimozës! Shërim të shpejtë të plagosurve!