Arkimed Lushaj, i njohur për shqiptarët si Stresi është shpallur fituesi i Big Brother VIP Kosova. Reperi shqiptar, pasi qëndroi për 103 ditë në shtëpinë e famshme, triumfoi duke ‘rrëmbyer’ edicionin e parë të këtij reality show.
Ai ishte në garë me katër konkurrentë të tjerë finalistë: Xhuli Nurën, Vedat Bajramin, Artan Thaçin dhe Mbresa Hajrullahun.
Artisti i njohur fitoi çmimin e madh prej 200 mijë eurosh, ku nga 10 mijë euro shkojnë për secilin finalist.
Banorët e parë që u eliminuan nga gara ishin: Mbresa Hajrullahu dhe Artan Thaçi dhe më pas Xhuli.