Luis Suarez ka dhënë një intervistë të plotë për “Placar”.

Asi uruguajan iu referua Neymar dhe treshes që kishin ndërtuar bashkë me Lionel Messin në Barcelonë.

“Nuk më pëlqen shumë të flas për këtë, por erdhi koha kur ai ishte tashmë një lojtar i madh dhe ne shkuam me Messin dhe folëm me Neymar dhe i thamë: “Jo, nëse doni të fitoni gjithçka, qëndroni me ne”.

Ai na dëgjoi dhe tha “Po, po, dua të qëndroj”. Por më pas ishte i gjithë mjedisi, i cili ndonjëherë është i vështirë për t’u kontrolluar. Ne si miq e këshilluam të qëndronte, por është vendimi i tij, i familjes. Madje i thamë: “Neymar, Anglia është më mirë, Manchester City, futbolli do të jetë më i mirë atje. Por në Francë?

Nëse Neymar do të kishte qëndruar në Barcelonë, ai patjetër do të kishte fituar një Top të Artë”, tha Suarez.