Ish-kandidati i PD-së për deputet në zgjedhjet e vitit 2021, Qani Xhafa është arrestuar në orët e para të mëngjesit të së shtunës pasi është përfshirë në një aksident rrugor.
Burime për “Panorama TV” bëjnë me dije se Xhafa ka qenë në gjendje të dehur në momentin e ngjarjes.
Aksidenti ka ndodhur në bulevardin “Qemal Stafa” në Elbasan. Mësohet se Qani Xhafa, i cili udhëtonte në gjendje të dehur, është përplasur me trafikndarësen në rrugë.
Pas aksidentit, Xhafa është arrestuar nga efektivët e policisë. Qani Xhafa kandidoi për PD-në në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021 në qytetin e Elbasanit ku ishte i renditur i 8 në listë, pas Luçiano Boçit.
Gjithashtu, Xhafa do të bëhet deputet pasi Luçiano Boçi do të lërë mandatin për shkak se do të garojë për kryetar bashkie në Elbasan në zgjedhjet vendore të 14 majit.