Erik ten Hag i detyroi lojtarët e Manchester United të ulen në heshtje dhe të dëgjojnë lojtarët e Liverpool-it të festojnë fitoren e tyre rekord 7-0.
Ten Hag e bëri Unitedin e tij, që u poshtërua në fushë, humbja më e thellë që nga viti 1931, të duronte skuadrën e Jurgen Klopp duke festuar si e çmendur si dhe të dëgjonte lojtarët dhe tifozët e Liverpool që festonin në stadium dhe u tha atyre që ta përdorin atë si motivim për t’u siguruar që nuk do të kapitullojnë më me kaq lehtësi.
Në stol për 90 minuta, Inzaghi: Asllani duhet të punojë dhe të stërvitet!
Yjet e United, duke përfshirë kapitenin Bruno Fernandes, golashënuesin kryesor Marcus Rashford dhe fituesit e shumëfishtë të Champions League, Casemiro dhe Raphael Varane, u desh të vuanin nga gëzimin në dhomat e zhveshjes së Liverpool, teksa njerëzit e Klopp-it kënaqeshin.
Ten Hag u tha gjithashtu lojtarëve të tij se ishin me fat që po ktheheshin në Manchester me autobusin e skuadrës dhe nuk u detyruan të ktheheshin me tifozët e furishëm që kishin paguar para dhe udhëtuan për të parë një shfaqje kaq të dhimbshme.