Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja në fjalën e tij në seancën e sotme plenare, i është kundërpërgjigjur Sali Berishës, i cili tha sot në Kuvend se autori i vrasjes së tre grave, Dan Hutra, ishte patronazhist i Partisë Socialiste.
Manja u shpreh se Hutra ka qenë për 16 vite komisioneri i PD në burgjet shqiptare.
“Do të kishte qenë rezultativ një debat për dhunën me bazë gjinore. Ju nuk iu interesojnë jetë e shqiptarëve Madje Saliu këtu edhe autorin e krimit të katërfishtë, pa pikë turpi e quajti patronazhist. Kur të gjithë e dinë se për 16 vite në burgjet shqiptare ka bërë komisionerin e Saliut. Janë fakte këto, Po ju nuk keni nga t’i dini”, u shpreh Manja.