Tjetër zhgënjim te Ferrari. Pas garës së parë, ku rezultatet ishin larg pritshmërive dhe makina shumë më e ngadaltë se Red Bull, një tjetër lajm ka tronditur skuadrën italiane. Inxhinieri francez, David Sanchez ka vendosur të japë dorëheqjen, duke krijuar një boshllëk të madh në skuadrën e Ferrrit.
Kush nuk e njeh, natyrisht që nuk shqetësohet nga ky lajm, por francezi nga Montpellier është njeriu përgjegjës për konceptimin e makinës me të cilën Ferrari garon këtë sezon të Formulës 1.
Nga skuadra e kuqe nuk ka ende asnjë koment për largimin e Sanchez, megjithatë kur të gjithë prisnin përmirësime, tërheqja e njeriut që ka konceptuar makinën, nuk është asnjëherë lajm i mirë.
Mbetet për t’u parë si do të reagojë “kokëkuqja” pas këtij vendimi dhe kujt do t’ia besojë detyrën e francezit, me qëllim përmirësimin e shpejtë të makinës.
Kjo pasi sezoni ka nisur dhe me makinën aktuale, vështirë se skuadra mund të luftojë për titull, edhe këtë vit.