Italia nuk ndodhet në momentin e saj më të mirë dhe kjo ka bërë që trajneri Roberto Mancini të vihet në qendër të kritikave.

Ndërsa ndodhej në një aktivitet bamirësie në Romës, Mancini nuk kishte si t’i shpëtonte pyetjeve për Kombëtaren dhe zgjedhjet e bëra nga ana e tij.

Një ndër pyetjet që u bë ishte se pse nuk ftoi në skuadër Zaccagni-n dhe Zaniolon.

“Ka më shumë se arsye të vlefshme, të gjithë flasin, por nuk dinë asgjë…”-tha Mancini.