Pas situatës së krijuar në “Big Brother Vip Albania” dhe gjyqit që i është bërë Luizit për një situatë me Kiarën, ka reaguar edhe Efi, ish-pjesëmarrëse në BBVA që ishte në “ekipin” e Luizit.

Me anë të disa “Instastory”, Efi ka arsyetuar veprimet e Luizit, duke thënë se është normale që ai të mos lejojë që aktorja, Olta Gixhari, të marrë avantazh në lojë, pasi që ajo edhe “ekipi” i saj, kanë pasur dy herë avantazh në lojë.

“Nuk e di pse rrethanat dhe situatat çojnë në një lloj mënyre që Luizi të akuzohet vazhdimisht për dhunë psikologjike për trajtim jo të mirë për ku di unë se çfarë. Jemi në një lojë, në atë situatë, ishin fiks në një lojë që zëre se ishin të ndarë grupi i gocave dhe i çunave.

Ose si në një lojë futbolli ku në një skuadër ishte Kiara e në tjetrën Luizi, nuk e kuptoj se për çfarë arsye duhet ta lejojë Luizi, Kiarën të bëj gol, në momentin që është në skuadrën tjetër, është e palogjikshme.

Njerëzit tjerë që e lënduan dy herë kur kishin avantazh në lojë, njëherë me daljen time, dhe njëherë me daljen gati të Kiarës që do të thotë ai nuk do ta rrezikojë përsëri këtë llojë gjëje.

Luizit deri tani nuk i është dhënë ndonjë avantazh i tillë, dhe mua më duket normale që të mundohet mos ta lejojë që ky avantazh t’i jepet dikujt tjetër”, tha Efi.

Më pas, ajo reagoi edhe me anë të një storie tjetër.

“Uauuu dhunëë, e tmerrshme, se ç’më duken sot të gjithë këta njerëz si Olta”, tha Efi.