Kiara Tito dhe Luiz Ejli u sqaruan mbrëmjen e së enjtes, duke lënë pas debatet e diskutimet e forta që lëkundën marrëdhënien e tyre si çift. Pas një bisede mjaft konstruktive, dyshja lanë mënjanë krizën që kaploi raportin e tyre dhe y pajtuan.
Kiara i tha Luizit se ajo nuk ndikohet fare nga fjala e të tjerëve dhe se gjithmonë bën atë që ndjen. Ajo madje i tha atij se e do. E teksa bëri një deklaratë të tillë, Luizi u shpreh i lumtur, duke ia shprehur edhe në sy këtë gjë partneres së tij.
Pjesë nga biseda:
Kiara: Unë të dua!
Luizi: Sa më lumturon kur e thua.
Sakaq, Luizi edhe njëherë u shpreh dhe nënvizoi se ai nuk ka patur asnjë qëllim të keq kur e bllokoi atë në lavaman. Këngëtari tha se nuk ka dashur kurrë t’i ulë vlerat asaj, as ta nxjerrë keq dhe as ta lëndojë. Sipas tij, nuk e dinte që loja do merrte përmasa te tilla.