Virgil Van Dijk ishte jashtë fushave për një muaj (nga shkurti deri në mars) teksa pësoi një tërheqje muskulore. Gjithsesi, holandezi është rikthyer dhe i ka luajtur të plota katër ndeshjet e fundit me “The Reds” duke vendosur në dyshim zgjedhjen e trajnerit Jurgen Klopp për të mos i lejuar më shumë pushim. Megjithatë, vetë Van Dijk së fundmi shprehet se kërkon të luaj gjithnjë dhe të japë kontribut për klubin e zemrës.

“U riktheva nga dëmtimi në gju dhe i kam luajtur të gjitha ndeshjet sepse çdo lojtar kërkon të jetë gjithnjë në fushë. Prandaj punoj shumë, kur vjen dita e ndeshjes unë dua të zbres në fushë dhe të ndihmoj skuadrën.

Edhe kur ishim para Kupës së Botës, unë nuk mendoja aspak për të pushuar. Dua të kem ndikim në këtë klub sepse e dua me gjithë zemër. Dua të jem i suksesshëm me Liverpool-in, por ndonjëherë trupi nuk të përgjigjet sepse nuk jam robot.