Barcelona është vendosur në qendër të akuzave në Spanjë me klubin katalanas që dyshohet se ka paguar arbitrat në shkëmbim të favoreve në fushë. Megjithatë, ish-lojtari i blaugranave, Gerrard Pique është i sigurt se drejtuesit e Barçës nuk kanë bërë kurrë një shkelje të tillë. Madje, spanjolli është aq i bindur për pafajësinë e Barcelonës aq sa deklaron se është i gatshëm të vejë dorën në zjarrë për këtë çështje.
“As nuk e çoj në mendje që Barcelona të ketë paguar arbitrat, për këtë jam gati të vendos duart në zjarr. Kjo çështje ka marrë përmasa të mëdha, por unë mendoj se nëse do të ishte e vërtetë atëherë askush nuk do të shkonte te zëvendëspresidenti i arbitrave dhe t’i jepte një rrogë.
Shqipëria humbet një lider para Polonisë, një hall më shumë për trajnerin Sylvinho
Do të kishte mënyra më të fshehta për të korruptuar arbitrat. Për mua nuk bën fare sens, nuk ka logjikë. Nëse duan atëherë le të kthehen dhe të shohin ndeshjet e kampionatit dhe kupës, në atë kohë ne ishim superior ndaj kundërshtarëve”, u shpreh Pique.