Marrëdhënia disavjeçare e Megi Topallit, vajzës së ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli dhe Luiz Ejllit ka marrë fund prej disa vitesh, por është rikthyer pas hyrjes së këngëtarit në të ashtuquajturën shtëpia më e famshme ‘Big Brother Vip”.

Këngëtari Luiz Ejlli ka folur së fundmi rreth dashurisë së parë, që është vajza e Jozefina Topallit. Kiara duke u interesuar për jetën e Luizit e ka pyetur sa herë ështeë dashuruar në jetë.

“Vetëm një herë ka ndodhur dhe ka zgjatur me vite. Tani u shua sepse u ftoh dhe detajet do t’i tregoj kur të dalim jashtë. Vetëm një herë kam ndier por u ftoh marrëdhënia dhe shkuam drejt ndarjes. Detajet do i tregoj jashtë por gëzoj respekt. Nuk besoja te dashuria me shikim të parë por tani … (qesh)”.