Ish-lider i tifozëve ultras të Kombëtares Shqiptare të Futbollit, protagonist në ngjarjet e bujshme të 2014-2015 në Beograd dhe Tiranë; bashkëpuntor dhe mik i Ballist Morinës, i shpallur non-grata nga mediat dhe mbështetësit e Serbisë; i kërcënuar disa herë me jetë edhe publikisht ne mediat e Beogradit nga biznesmenë dhe nacionalistë serbë; i njohur për qëndrimet dhe veprimtarinë e tij ultranacionaliste Shqiptare; i mirënjohur edhe nga autoritetet shqiptare të zbatimit të ligjit; i njohur nga publiku shqiptar edhe për lidhjet e tij të ngushta me protagonistë të botës së “Show Bizz-it”; sot, organizator eventesh; ka qenë i ftuar në emisionin “E Diell” në Top Channel ku temë qëndrore e debatit ka qenë “Big Brother Vip 2”.

Debati mes të ftuarve ka qenë i pashmangshëm teksa Indrit Murati është shprehur se Luiz Ejlli e ka fituar këtë edicion që në javën e dytë sepse ka fituar menjëherë mbështetjen e publikut.

Ai gjithashtu shtoi se është e pakuptimtë sjellja e konkurentëve të rinj në Big Brother Vip të cilët në vend ta ‘luftojnë’ zgjedhin tiafrohen Luizit, kjo për ca follow më shumë në instagram.

Më tej, Indrit Murati si një prej konkurentëve të “Big Brother Albania 9”, por që u tërhoq në moment të fundit, është shprehur i prerë lidhur me sjelljen që duhet të ketë mashkulli ndaj femrës.

“Prepotenca e një mashkulli, në rastin konkret e treguar nga Luizi ndaj Kiarës, për mendimin tim është e papranueshme, është shprehur Murati. Indrit Murati – Bledi Manes: Të kam konsideruar si një nga gazetarët më kokëfortë dhe të qëndrueshëm në Shqipëri por tregove krejt të kundërtën!

Kujtojmë që një prej bëmave të Indrit Muratit, ose siç njihet ndryshe si “Problemi” është edhe pjesëmarrja në organizimin e ngritjes së flamurit “Autoktonus” në ndeshjen Serbi – Shqipëri.

IMG_0638

IMG_0639

IMG_0640