Pas aksidentit të frikshëm që i mori jetën 3 të rinjve, personazhet e rrjeteve sociale s’duan t’ia dinë dhe ecin me çmenduri skëterrë duke rrezikuar edhe jetët e të tjerëve.
Së fundmi, Aleks Vishaj po udhëtonte me makinë luksoze me mbi 300 km/h ndërsa në makinë kishte Kleviol Ahmetin, i njohur në Tik Tok si Cllevio Serbiano, i cili e filmonte.
“Bravo bravo! Na vrave o shok na vrave”, i thotë në një moment.
Të dy ishin në tunelin e Kalimashit kur po ecnin me këtë shpejtësi dhe shpëtuan për fije floku pa përplasur një tjetër automjet që ishte para tyre.