Vrasja e trefishtë e grave ditën e djeshme në Tiranë ka bërë që një 46 vjecar nga Fieri, Edmond Hoxha të dalë i vetëm në protestë.

Me një pankartë në dorë, babai i një djali 20 vjecar ka dalë në qendër të Fierit në forme proteste për këtë krim makabër. Ku është burrëria kur t’i vret një vajzë, motër, nënë, shkruhet në pankartë.

Nuk është hera e parë qe 46-vjecari Hoxha proteston i vetem për kauza të ndjeshme teksa për ngjarjen në fjalë shpreh keqardhjen që nuk i janë bashkuar dhe qytetarë të tjerë e veçanërisht femrat.