Debatet e fundit mes Luizit dhe Kiarës, kanë bërë që ata të distancohen nga njëri-tjetri, kjo pasi Kiara kërkoi që ai të reflektojë për veprimet që ka bërë e më pas ta lërë situatën të rrjedhë dhe marrëdhënien e tyre që të “ringrihet”.

Teksa po qëndronte shtrirë te dhoma e gjumit, Kiara e pyeti Luizin se pse ai nuk ngrihet dhe të aktivizohet me pjesën tjetër. Luizi u shpreh se ai nuk është i lumtur shpirtërisht dhe se për këtë arsye, nuk mund të shtiret sikur është i tillë.

Sipas Kiarës, ai po i lë asaj një përgjegjësi shumë të madhe dhe se ndihet në faj që ai po sillet në atë mënyrë. Ajo shtoi se fillimisht Luizi duhet ta gjejë lumturinë brenda vetes, e më pas të kërkojë lumturi nga ajo.

Luizi u shpreh se te vetja e tij nuk e gjen dot atë emocion. Dhe me pas nuk kane munguar porosite e tij per Kiaren, duke treguar qarte se eshte gati te lere shtepine e BBVIP Albania, teksa thote se “Nuk kam shume valixhe per rrobat, por ato mund t’i fuse ne qeset e zeza qe ka aty. Dhe te pres jashte po deshe me te prit”.