Kriset shoqëria mes Qetsorit dhe Oltës. U duk se mes tyre kishte nisur një miqësi, duke qënë se në fillim dyshja qëndronte shumë pranë, madje tentuan edhe të zgjeronin grupin. Por, jo! Sot, shoqëria e tyre mori fund e kjo u kuptua nga tonet e larta me të cilat debatuan. Ishte Olta ajo e cila kërkoi një sqarim nga Qetsori për batutat që ky i fundit kishte bërë ndaj saj.
Ja debatet mes tyre:
Olta: Pse më ke bërë të ndihem keq dje. Edhe Fotinia e ka vënë re..
Olta: Jo jo fare, e ke bërë.
Olta: Jo unë nuk lëndohem. Ke bërë disa komente shumë të pakëndëshme.
Olta: Nuk është përgjigje kjo.
Olta: Të gjithë e kanë vënë re, që ke bërë batuta të pakëndshme me mua. Dhe unë ta thashë dje te krevati po nuk u përgjigje.
Qetsori: Dje? Ja të bëj një dush, të pastrohem një çik nga…
Olta: Më kthe përgjigje.
Qetsori: Nuk kam. Përgjigje direkte nuk kam.
Olta: Dhe unë dua të lahem. Por për çfarë e bërë, gjasme të kam në dorë.
Qetsori: Ja se do e shohësh rrugës
Olta: Çfarë është kjo, kërcënim?
Qetsori: Ndoshta, merre si të duash. Do shihemi pastaj, te batutat e tjera.
Olta: Seriozisht e ke?
Qetsori: Si e more ti, serioz? Si e more?
Olta: Cilin muhabet, atë që të pyeta unë. Një sekond, mos ma mbyll derën kështu,,, o sa i paedukatë.
Olta: Edhe kujdes mos ma mbyll mua derën në fytyrë.
Qetsori: Kujdes kur më afrohesh me atë gjuhë. Mos më kërko mua llogari, se nuk i kam dhënë kujt.
Olta: Nuk po të kërkoj, po të pyes.
Qetsori: Atë llogarinë shko te dikush tjetër./m.j