Produksioni i ‘Big Brother VIP Albania’ është vënë shpesh herë në qendër të vëmendjes së publikut për disa ndodhi specifike. I tillë ka qenë edhe momenti i djeshëm ku shumë ndjekës kamë kryqëzuar sërish moderatoren Arbana Osmani.

Mbrëmë, mbërriti zarfi me emrat e personave më pak të preferuar, zarf i cili do duhej të lexohej nga Arbana. Por, nuk ndodhi kështu. Ajo i lexoi emrat nga skaleta.

“Është momenti të them se cilët do të jenë të nominueshëm sonte”.

Këtë fjali nis të thotë Arbana e cila mban gjatë gjithë kohës sytë te skaleta, duke injoruar zarfin që mban në dorë.