Kandidati i Metës dhe Berishës për bashkinë e Tiranë Belind Këlliçi nuk është i qartë as për emrin që e kanë thirrur kur ka qenë i vogël.

Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, Belind Këlliçi gjatë një interviste në një studio televizive duke shpjeguar sloganin që ka shpalosur për Tiranën, thotë se në fëmijëri e kanë thirrur me pseudonim ‘Belo’.

‘Është emri ‘nick name’ me të cilin mua çdo njeri nga mosha 6-7 vjeç më njeh!’- shprehet Këlliçi.

Por vetëm pak minuta më vonë, vetë Këlliçi zbulon se ky është një emër i menduar nga Forumi Rinor dhe stafi i tij.

‘Atë Belon e ka menduar stafi im Forumi Rinor me disa të rinj!’- u shpreh Këlliçi.

Gazetarja: Juve nuk ju njohin ende si Belind Këlliçi tani keni dalë me Belo!