Romelu Lukaku është penalizuar në këtë sezon prej problemeve fizike të cilat nuk e kanë lejuar të ketë vazhdimësinë e dëshiruar. Sulmuesi deri më tani numëron vetëm 14 paraqitje me zikaltërit duke shënuar edhe tre gola.

Megjithatë, përtej formës fizike, ish-sulmuesi i famshëm italian dhe i Interit, Christian Vieri shprehet se Lukaku nuk ka një rendimet të kënaqshëm para portës kundërshtare. Ndër të tjera, Vieri shton se nëse do të ishte pjesë e skuadrës së Interit aktualisht, atëherë do të ishte golashënuesi i Serisë A.

“Në ndeshjet shtëpiake unë kam parë që Inter krijon të paktën 10 raste shënimi. Ata luajnë shumë mirë, në skuadër janë Dumfries, Di Marco që harkojnë shpesh në zonë. Është edhe Barella, të gjithë këta lojtarë e vendosin Lukakun në pozita të mira shënimi.

Një gjë e them me siguri, nëse unë do të luaja në këtë skuadër, atëherë do të isha golashënuesi kryesor. Do të isha golashënuesi i Serisë A”, u shpreh Lukaku.