Bashkia e Tiranës organizon Tirana Art Festival. Një kompeticion që bën bashkë talentet nga të gjithë gjimnazet e kryeqytetit në fushat e kërcimit, stilimit, artit pamor dhe muzikës.

Kryebabashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka njoftuar se audicionet për të gjithë pjesëmarrësit do të nisin së shpejti.

“Tirana Art Festival. Kërcim, instrument, stilim, art pamor, këngë! Së shpejti nisin audicionet! Bëhuni gati!”, shkruan Erion Veliaj.

Audicionet do të zhvillohen në fund të marsit në palestrat, ose terrenet sportive të shkollave.

Në kërcim mentor do të jetë Ilir Shaqiri dhe Sueda Guri, në këngë Elhaida Dani dhe Kamela Islamaj, në instrument Gjergj Kaçinari, në stilim Klodi Mengri dhe në art pamor Driant Zeneli.

Tirana Art Festival prej edicionit të parë ka arritur të zbulojë talente në muzikë, kërcim dhe instrument që tashmë janë pjesë e jetës kulturore shqiptare.