Këtë pasdite ka mbërritur një zarf i zi për Oltën. Përpara leximit të vendimit që kishte marrë produksioni, banorët panë një klip përmbledhës për të kuptuar se për çfarë bëhet fjalë.
Në klip u vendosën disa video të Olta Gixharit kur ajo hidhte akuza për produksionin dhe vendimet e marra nga “Vëllai i Madh.”
Klipi tregoi disa fragmente për të cilat nuk ishte folur asnjëherë më parë, ku Olta akuzon produksionin se “bashkëpunon” apo mbron Luizin, si dhe aludimet e aktores në lidhje me fitoren e çiftit Luiz-Dea në “Dancing With Big Brother.”
Por, vendimi i “Big Brother” në lidhje me rregullat e thyera nga Olta, la për të dëshiruar. Në zarfin e zi, thuehej se ky është paralajmërimi i fundit për banorët në lidhje me akuzat e tyre ndaj produksionit.
”
Deri tani jeni toleruar sepse “Big Brother” ka mirëkuptuar herë pas here gjendjen tuaj emocionale, por duke bërë komente të tilla në mënyrë të vazhdueshme keni vënë në diskutim seriozitetin e programit dhe keni cënuar imazhin dhe punën e palodhshme të qindra personave.
“Big Brother” nuk është me asnjë dhe është me të gjithë ju. Këtu funksionojnë rregullat dhe gjithçka është transparente. Keqinterpretimi që i bëni publikut për të përfituar në lojën tuaj, është i dënueshëm.
Ky është paralajmërimi i fundit që merrni në lidhje me akuzat ndaj punës së “Big Brother” apo hamendësimit për bashkëpunim me “Vëllain e Madh” me lojën tuaj”, shkruhej në zarf.