Teksa të gjithë ishin në pritje të Zarfit të Zi, Big Brother VIP zbuloi se kishte dënim për Luizin, Maestron dhe Kristin. Ata kishin komunikuar në tualet, gjë që nuk lejohet ndaj u vendos që të shkojnë në televotim dhe njëri prej tyre do të dalë nga shtëpia të shtunën.

Luizi: E kisha organizuar enkas këtë gjë.

Armaldo: Inatet e vjetra, besoj se i bëri me Kutinë e Pandorës.

Luiz: Siç ma bëre, ta bëra.

Armaldo: Kjo është “thikë pas shpine”. E gjithë situata që kam kaluar me Luizin, është parë se kush ka patur të drejtë apo jo. Besoj se Kristi dhe Luizi e kanë organizuar bashkë këtë gjë. Kristi doli i lumtur nga banjo.

Luiz: Kur shkova aty me Oltën , i thash duke qenë se është perdja mbyllur, po iki në tualet. Unë e shfrytëzova mundësinë për tu futur, kur Kristi ishte në banjë. Pastaj erdhi Armaldo. Kur erdhi Armaldo, thash futu brenda dhe mbylla derën. Se çfarë kam me Armaldon e kam thënë dhe nuk e harroj. Kam vendos të bëj drejtësi sipas mënyrës sime. Meqenëse e kam të drejtën ta bëj. Unë Kutinë e Pandorës e provova, por më shkoi dëm dhe thash ta provoj edhe njëherë.