Ish deputeti Myslim Murrizi tha se pas 14 majit do të lindë konflikti mes ish-kryetarit të PD-së, Lulzim Basha dhe kryetarit aktual, Enkelejd Alibeaj.

I ftuar në emisionin “Top Talk”, në lidhje me deklaratën e Bashës se do të jetë aktiv në jetën politike, ai u shpreh se ish-kryetari i PD-së kërkon të bëjë fushatë, por për kë, pasi nuk ka kandidatë. Pas largimeve aktuale, Murrizi tha se për dy ditë do të ikin edhe shtatë kandidatë të tjerë nga PD-ja.

“Vëmendja duhet të jetë tek qeveria se është në vitin e 10 të qeverisjes me një arrogancë dhe harbutllëk me vjedhje në çdo sektor e faktuar në raportet e DASH, por për klimën në situatën në të cilën ndodhet PD me të drejtë ndoshta edhe opinioni edhe media është e fokusuar në zhvillimet e brendshme. Kjo është vuajtja e pasojave e veprimeve dhe qëndrimeve delirante të shkurtit të 2019-ës dhe mos marrja pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019. Sot duhet të skuqen të gjithë intimiduesit propaganduesit, bilbilejtë në studio që thonin ikja nga Kuvendi rrëzon Ramën, opozita po vuan ato gabime, edhe mandati i dytë i qeverisjes pati këput frenat dhe ishte lënë partia në mëshirë të fatit.

Djegia e mandateve ishte gabim vrastar për opozitën shqiptare, falja e 61 bashkive nuk e di ç’mund të quhet betejë për një forcë që thotë jam në opozitë kur nuk merr pjesë në zgjedhje. Zgjedhjet janë betejë politike, na vjen vërdallë Rama me atë tabele shumëzimi. Një parti që fle në zgjedhje dhe i trembet garës nuk është subjekt politik. Qëllimi është të shkosh të përballesh dhe të shohësh sa të vlen lëkura, pazaret pas zgjedhjeve të bëhen sipas rëndësisë që ke.
Murrizi krahasoi VIPA-t e Big Brother me deputetët e opozitës, duke theksuar se ata janë ligjvënës pa e ditur sa vota kanë , të cilët nuk i kryejnë sa duhet detyrimet ndaj popullit.
“Fatkeqësia e këtij vendi është se udhëheqësit e dinë Shqipërinë nga selia e PD deri tek Rogneri, nuk u shkel këmba në baltë, Flutura Açka a ka vizituar ndonjëherë në Elbasan? Jo se ju këputën këta të Berishës.

Se mësuam si Big Brother, i quajmë Vipa pa ditur se ça kanë bërë, këta janë deputetë pa dit sa vota kanë, unë i konsideroj Vipa ata që kanë marrë pjesë në festivale. Ky lloj sistemi ka vrarë shpresën garën, ndaj mileti shef Luizin atje, ka vrarë shpresën, s’ka garë. Big është edhe kjo se edhe Big i opozitës është pjesë e Bigut të madh të Shqipërisë, këtu s’ka garë. Kandidat qytetar në 2021 unë dola më vete, kisha 10 emra që kishin një farë nuhatje politike, në 10 vite të qeverisjes të tallesh me durrsakët që e qeveris një llum e një klan që s’të lënë të shkosh në derën e bashkisë. Për dy ditë do ikin edhe gjashtë shtatë të tjerë. Do të ketë një sherr tjetër, pas 14 majit parashikoj se do të ketë një sherr mes Bashës dhe Alibeajt, do bëj fushatë thotë, po ku s’ka kandidat, në Lushnjë, Divjakë, do vijë Basha, po për kë do bëjë fushatë, është një farë kthimi, nëse bën fushatë, unë i shoh veç edhe në 2025-ën”, tha Murrizi.