Opinionistja e programit ‘Big Brother VIP’, Zhaklin Lekatari u ka dhënë një përgjigje të gjitha reagimeve që po qarkullojnë gjatë këtyre ditëve në rrjete sociale nga fansat e Luiz Ejllit se komentet e saj për Kiara Titon dhe marrëdhënien e tyre bëri që çifti të ketë një krizë dhe të ndahet.

E ftuar në emisionin ‘Wake Up’ në Top Channel, Zhaklin u shpreh se në jetën e saj ajo nuk ndan çifte, por jep vetëm këshilla kur ia kërkojnë. Ndër të tjera, opinionistja tha se ajo i nxit njerëzit që të reflektojnë në marrëdhënien e tyre në çift.

“Po çfarë përgjigje do jap unë, se po dhashë për këtë do jap përgjigje dhe për shumë gjëra të tjera që më akuzojnë dhe që nuk janë të vërteta. Dhe në jetën time të përditshme nuk ndaj çifte, kur dikush më kërkon një këshillë unë jap një këshillë, vendimi i përket personit që është në çift.

Unë i nxis njerëzit të reflektojnë në marrëdhëniet e tyre e të zgjedhin veten e tyre në vend që të zgjedhin një person tjetër, të kenë besim te vetja e tyre dhe tek projeksioni që kanë për veten e tyre” – tha opinionistja e Big Brother VIP, Zhaklin Lekatari në emisionin Wake Up.