Që prej 24 dhjetorit, Kristi është bërë pjesë e “Big Brother”, duke u shndërruar në një ndër konkurrentët më të komentuar në këtë lojë.

Fillimisht, banori e nisi lojën duke thënë se ka lënë dikë jashtë shtëpisë dhe nuk është i interesuar për romancë, por duket se gjërat ndryshuan me hyrjen e Keisit në “Big Brother”. Dyshja shpejt krijoi një lidhje, duke shkaktuar jo pak komente edhe jashtë. Kryesisht për faktin se teksa çifti nisi këtë histori, doli në sipërfaqe historia e Kristit me modelen belge, Zaza.

Por një tjetër skandal ka shpërthyer jashtë dhe protagonist janë Kristi me modelen Serena Sula. E ftuar pak kohë më parë në emisionin “Natën me Aulonën”, ajo u shpreh se Kristi i kishte shkruar për t’i lënë takim në hotel. Serena Sula ka zbuluar mesazhet që i ka dërguar banori i “Big Brother VIP”, Kristi. Serena drejtoi telefonin nga gazetari Andi Vrapi dhe ai lexoi se Kristi i kishte shkruar fillimisht modeles këto fjalë: “Hajde bio, bio, super bio, mos i bëj më të gjatë thonjtë”.

Por pyetjes nëse dyshja kishte bërë gjë, Serena iu përgjigj: “Jo, më thirri me ly thonjtë”.“Panorama Plus” sjell sot mesazhet e dy të rinjve, që me sa duket kanë lënë një vend takimi, që është realizuar. Ashtu si duket nga biseda, Kristi i ka kërkuar që Serena të shkojë ta takojë te hoteli ku ai po qëndron. Nga ana tjetër, edhe modelja ka shkuar në dhomën e tij, duke realizuar kështu takimin. Kjo histori del në skenë muaj pasi banori është duke qëndruar në “Big Brother”, duke u deklaruar si çift në fillim.

Mesazhet i përkasin periudhës para se ky i fundit të bëhej pjesë e lojës. Duket se Kristi, ndonëse në një lidhje me Zazën, e paska tradhtuar edhe më herët, e në këtë rast me Serena Sulën. Disa ditë më parë, në rrjet u zbulua se cila ishte partnerja, për të cilën Kristi kishte folur brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.