Ai gjatë fjalës së tij ngriti pyetjen se me çfarë parash Sali Berisha mban takime, duke thënë se deri më tani ai ka zhvilluar rreth 13 takime që do të thotë te 60 mijë.
Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko është duke zhvilluar një takim me demokratët e degës nr.7.
Ai gjatë fjalës së tij ngriti pyetjen se me çfarë parash Sali Berisha mban takime, duke thënë se deri më tani ai ka zhvilluar rreth 13 takime që do të thotë te 60 mijë euro.
“Nga kush mbështet nga paratë e oligarkëve. Një takim që zhvillon sot Sali Berisha, një takim i kushton 5 mijë euro. Ka zhvilluar deri tani 13 takime për prezantime, ka shpenzuar rreth 60 mijë euro. Ndërkohë që ka një vite e gjysmë që vjen vërdall, me çfarë parash i zhvillon këto aktivitete, me çfarë i paguan mediat.
Këto para janë para që i ka vjedhur ke shqiptarët, para të vjedhura nga taksapaguesit shqiptarë. Ose paratë e krimit të organizuar ose të oligarkëve. Për të tre këto është akuzuar, për këto të tre është shpallur dhe non grata. Britanikët e akuzuan si bashkëpunëtore me krimin e organizuar, amerikanët si një person që minon demokracinë, shqiptarët e kanë refuzuar për lider dhe sot janë 70% e shqiptarëve që nuk e duan.
Të vetmit që i shkojnë nga mbrapa janë militantet që i gënjeu se për 6 muaj do hedh Ramën nga pushteti. I fton demokratët dhe u thotë votoni listën e Ilir Metës, ata që ju hoqën ju nga puna dhe shkatërruan jetën e demokratëve”, tha Bejko.