Nga Klevis Bakillari/
Bashkinë e Skraparit e ka vendosur natyra ne delten e dy lumenjeve, dy kanioneve. Politika e ka vendosur mes dy partive të të njëjtit lloj te cilat kane zënë shtat prej kohësh; PS më e moçme, më e madhe e më e qetë si kanionet e Osumit dhe PL më e re, më e rrëmbyer si rrjedha në kanionet e Gradecit! Bashkia e Skraparit eshte nje Bashki me nje peshë specifike politike te veçante.
Nese nuk do te ishte e vogël, do te ngjante politikisht me Fierin që s’e ndryshon kurrë lëkurën, dy te majta lajne fytyrën. Nëse nuk do të ishte periferike,do të ngjante me Durrësin, e majta e madhe e ha te majten e vogel. Nese nuk do te ishte e izoluar do te ngjante me Elbasanin, të dy të majtat e kanë gati tiganin. Nese nuk do te ishte malore, do te ishte si Vlora,me këmbët në ujë po e flakëruar për lavdi. Dhe nëse nuk do te ishte e majte, si Shkodra do të ishte dukur; duhen bere malet fusha e netët ditë ,për ta përmbysur. Pra Bashkia e Skraparit eshte e vogel,periferike,e izoluar,malore dhe e majte! Ka brenda,gjithe mozaikun fenomenal politik shqiptar, me perjashtim te dhunës. Zhurma e vetme qe degjohet ne tavolinat elektorale eshte kur piqen dy gota; por politikberja eshte me e forte dhe me shpuzë sesa rakia! Skraparasit e duan qytetarine, ata nuk jane egoista por adhurojne te prijnë. Dhe faktikisht, janë prijëtarë. E dinë se kur zihen dy vetë, fiton nje i trete, prandaj dy te majtat e Skraparit kanë ditur gjithmone te kuvendojne e sundojnë!
Ne politiken e dites, kjo Bashki eshte jashte vemendjes per shkak te permasave te saj modeste. Mirëpo ajo mikroklimë e nxehtë elektorale prodhon nje valë te gjate elektrizuese, per çdo palë zgjedhje. Me rezonancë deri ne politiken e Tiranes. Aty fillon ose mbaron paqja; aty shenjohet territori i sundimit brenda llojit. Per arsye se elektorati eshte unikolor dhe levizjet e tij mes dy forcave jane shume laminare , atehere rritet paparashikueshmeria ne orientimet e elektoratit. PS, ne dekaden e fundit, me ekspertizën e saj, ka kryer nje unifikim te elektoratit i cili faktikisht eshte i detyruar t’i bindet oportunitetit, per shkak te burimeve te rralla ekonomike që ai territor ofron! Ndaj e ktheu ne origjinen e herëshme, drejtimin e pushtetit lokal. Nje drejtim i duhur! I realizuar me njerezit e duhur! PS arriti të sheshoi relievet politike me anë të ofertës qytetare dhe kembenguljes se parreshtur per ta rikthyer Skraparin ne drejtimin e duhur! Luftëtarë, mos e zhbëni atë që keni bërë. Rreshtohuni siç duhet sepse pas luftës s’ka nevoj për trima! Instikti i oportunitetit momental s’mund të ulë qafën tuaj sepse qafa e ulur, koke e prere!
Neutralizimi i juaj politik,do te jete monumental. PS asnjehere nuk i kane munguar sfidat; i do sfidat dhe të sfidon, i jep respektin e merituar kundershtarit por njekohesisht bëhet busull per këdo që do rregullin, përmirësimin e vazhdueshëm.Shqipëria nuk eshte parajse! Shqiperia po përjeton purgatorin; mos e ktheni në ferr!