Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar në lidhje me akuzat e ish kryemistrit Berisha ndaj ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim, duke thënë se ai po i gërmon varrin vetes së tij.
“A jeni në terezi me këto akuzat e korrupsioni ndaj Yuri Kim? “ nis me pyetje ajo stausin e saj në Facebook.
Kokalari thotë se nëse do kishit dokumenta, kontrata, tapi pronash në emër të saj, këto duhet të çoheshin në institucionet përkatëse në Amerikë për investigim, por të akuzohet ambasadori amerikan për korrupsion të tipit McGonigal nga figura si Berisha, është përtej e turpshme dhe ka shumë kosto për demokratët.
Kokalari vijon se këto akuza janë jo vetëm absurde por të turpshme përtej çdo limiti diplomatik dhe se Berisha po humb kredibilitet me shumë njerëz në këtë pikë.
A jeni në terezi me këto akuzat e korrupsioni ndaj Yuri Kim?
Dhe nëse do kishit dokumenta, kontrata, tapi pronash në emër të saj, këto duhet të çoheshin në institucionet përkatëse në Amerikë për investigim, por të akuzohet ambasadori amerikan për korrupsion të tipit McGonigal nga figura si Berisha, është përtej e turpshme dhe ka shumë kosto për demokratët.
Me këto që thotë Berisha thjeshtë po gërmon varrin e tij më thellë, sepse nëse mendoni se mbas ikjes së Joe Bidenit, ata që do vijnë në DASH do shohin akuzat që Berisha i bën Yuri Kim, dhe do thonë ‘le ta rihapim dosjen e këtij se është i pafajshëm’, jeni seriozisht larg realitetit.
Këto akuza janë jo vetëm absurde por të turpshme përtej çdo limiti diplomatik.
Berisha po humb kredibilitet me shumë njerëz në këtë pikë, dhe kjo do bjerë si barrë e rëndë në të gjithë PD.