Nuk është preferencë e për Jose Mourinho-n, por ky detaj ka pak rëndësi për drejtuesit e Romës, të cilët i kanë ofruar Marash Kumbullës rinovimin e kontratës. Gianni Vitali, agjenti i qendërmbrojtësi kuqezi ka zbuluar disa prapaskena interesante përpara kalimit të tij në kryeqytet:
“Napoli ishte i interesuar për të në janar 2021, por Kumbulla dëshironte të mbyllte sezonin me Verona-n. Më pas në verë kishte një interesim të madh nga të gjithë ekipet “big” të Serie A, por Roma ishte ekipi më i vendosur”, u shpreh agjenti i Kumbullës duke u ndal më pas te përfaqësimi i tij me përfaqësuesen shqiptare:
“Debutoj shpejt me përfaqësuesen e Shqipërisë. Pas disa ditësh zhvilloi një ndeshje të mirë me Poloninë, sigurisht që kombëtarja për të përfaqëson diçka të madhe, shpresoj që të arrijë disa objektiva që ana kanë”, theksoi ndër të tjera agjenti i Kumbullës.