Babai i Kiarës ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Ftesë në 5”, ku ka folur në lidhje me rrugëtimin e moderatores në Big Brother VIP.
Ai ka zbuluar dhe çfarë i ka thënë Kiarës pas daljes nga BBVIP në lidhje me Luizn, të dashurin e saj. Po ashtu ai shprehur rezerva për reagimet e opinionistëve, të cilat sipas tij vetëm sa shtojnë urrejtjen ndaj Kiarës.

“Më tepër ka folur nëna e Kiarës me të, sa për ndryshimin e sjelljes, nëse Kiara do sillej njësoj do thoshte a po kjo nuk bën më. Kiara tani gjykohet pse ka ndryshuar. Nuk ka një argument që të thotë Kiara do bënte këtë apo atë. Po të them të drejtën. Me Luizin kam qenë dakord për çdo vendim që ka bërë kiara.

U tremba kur mori popullaritet në fillim, thashë ‘Ah mos’. Mua më duket se Kiara po paguan një çmim për të tjerët. Është më e afërt me Luizin sepse pa reagimin e njërëzve. Kiara është tip i ftohtë. Më parë po të mos bënte reagim do ta gjykonin, por edhe kur reagonte e gjykonin. Një lidhje është e ndryshme, nuk ka një shabllon që ta ndjekin dhe thot një çift ideal bën këtë bën atë.

Kiarës i thonë pse nuk pranon që të të ndihmojë Luizi. Por pastaj kur Kiara tha dua të më ndihmojë, i thanë jo një femër e fortë etj. Unë dua vetëm të mos mërzitet me Luizin. Gjithçka fillon e mbaron Kiara-Luiz. Vetëm ata komentohen. Mua më vret kur qeshin opinionistët në lidhje me Kiarën. Janë disa vogëlsira që ngrejnë urrejtjen kundër Kiarës.”- tha Arbën Tito.