Për herë të parë në tre dekada në Shkodrën bastion të demokratëve, Partia Demokratike nuk ka kandidat për kryetar bashkie. Rezultati zhgënjyes i zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit, ku sigla e PD-së u tkurr në forcë të tretë, detyroi Enkelejd Alibeajn të braktisë garën në kryeqendrën e veriut duke i lënë terren të lirë Sali Berishës.
Alibeaj: Berisha ‘non grata’, meta pazarxhi politik. Në do jemi konkurrent serioz dhe të qartë në këto zgjedhje vendore vetëm në Këshill Bashkiak. Ashtu si Lulzim Basha, as trashëgimtari i tij nuk shpreson që PD-ja të jetë forcë e parë në Shkodër. Planet e Enkelejd Alibeaj janë afatgjata pasi mëngët i ka përveshur për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.
Alibeaj: Berisha sulmon partinë tonë për të krijuar një lëvizje antiamerikane në Shqipëri. Ne jemi demokratë euroatlantik të Shqipërisë dhe do i qëndrojmë këtij sulmi. Sulm qe na vjen nga pushteti dhe brenda shtëpisë sonë. Do ti qëndrojmë këtij sulmi në Shkodër, në te gjithë Shqipërinë. Për ta bërë PD fituese në zgjedhjet e ardhshme dhe partinë e rotacionit të vitit 2025. Dhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Alibeaj duket se e projekton veten kryetar me fuqi të plotë të Partisë Demokratike, pasi synon të fusë partinë ne zgjedhje.
Alibeaj: PD pas 15 majit do t’i nënshtrohet një procesi për zgjidhjen dhe zgjedhjen e organeve drejtuese te saj duke iu futur një procesi të gjere demokratik. Me rregulla të reja, me tradita të reja për të lënë pas traditën Berishiste. Për t’u ndare përfundimisht nga e kaluara dhe për te bërë një hap të ri. Mundësinë e një rikthimi në krye të Partisë Demokratike e ka lënë të hapur edhe ish-kryetari Lulzim Basha.