Ishte e para e cila mori konfirmimin për rikandidimin si krye të Bashkisë së Përmetit nën siglën e PS, atëherë kur kryeministri Rama mblodhi 61 kryetarët e bashkive të vendit në Pogradec.

Edhe pse shumë kohë më parë se çfarë zyrtarisht kryeministri i Shqipërisë do të lajmëronte për emrat e tjerë në krye të bashkive, Hoxha e Përmetit tregoi një risi në politikën shqiptare, atë të punës përtej fjalëve dhe reklamimit.

Alma Hoxha, një nga emrat më të respektuar për komunitetin përmetar, qysh atëherë kur u bë aktive në sektorin e arsimit, sot çuditërisht ka vendosur standarde të reja të politikbërjes lokale, pasi edhe vet drejtuesit e PD në Përmet nuk janë duke bërë fushatë për kandidatin e nxjerrë nga Berisha, duke nënkuptuar kështu dakortësinë me mënyrën e drejtimit të qytetit nga Alma Hoxha.

Kryebashkiakja nuk po lufton kundër kundërshtarit në këtë fushatë, por është në garë me kohën për të kryer projektet e veçanta turistike.