Ish-banori i “Big Brother VIP”, Amos Zaharia ka dhënë së fundmi një intervistë për “Glamour Zone” ku mes të tjerash ka folur për eksperiencën e tij në këtë reality show dhe banorët brenda tij. Ai e ka konsideruar Luizin si një “manipulator absolut”.
Amos ka shtuar se qëllimi i Luizit është të fitojë “Big Brother VIP” e jo Kiarën.
“Ai e ka treguar edhe vetë në fakt që synimi i tij është të fitojë BBV. Është betuar disa herë që po fitova Kiarën, nuk më intereson kjo lojë. Është betuar që kur të dalë ajo, do dilte dhe ai. Domethënë njeriu nuk është fjala, por është vepra për mendimin tim. Njeriu kuptohet nga gjërat që bën dhe jo gjërat që thotë. Komenti që thashë ‘do e zhvishja e do e filmoja në mal’ erdhi si pasojë e shumë banoreve që prej 1 jave ankoheshin se si bullizoheshin dhe talleshin brenda shtëpisë. Po të njëjtët banorë pasi dolën nga aty thonin “jemi me Luizin, s’ka si Luizi”. Komentin e bëra në një sens që s’ka asnjë lloj vërtetësie. Sepse unë nuk i kam bërë keq atij, as brenda dhe as jashtë BBV. Luizi aty është manipulatori më i mirë, manipulatori absolut”, ka thënë Amosi.