Kompania britanike analitike sportive, Opta, e cila ofron të dhëna për më shumë se 30 sporte në mbi 70 vende, që variojnë nga ligat dhe federatat tek transmetuesit dhe faqet e internetit të basteve, ka publikuar së fundmi shanset për gjysmëfinalet, finalen dhe për të fituar trofeun, për secilin nga tetë klubet e mbetura në Champions League.
City është skuadra me shanset më të mëdha për të kaluar në gjysmëfinale me 96.1 përqind, për të kaluar në finale ka 67.5 përqind shanse, ndërsa për ta fituar trofeun 45.5 përqind shanse, duke qenë më favoritja.
Në vend të dytë është Interi me 93.1 përqind shanse për të kaluar në gjysmëfinale, 44.8 për të kaluar në finale dhe 16.2 për të fituar trofeun. Pas tyre vijnë Real Madridi dhe Napoli, kjo për të fituar trofeun.
Kujtojmë se City fitoi 3-0 me Bayern Munich në çerekfinalen e parë, Milan kaloi 1-0 Napolin, Interi mundi 0-2 Benficën dhe Reali fitoi 2-0 me Chelsea. Sipas parashikimit të OPTA, City merr trofeun e Champions ndërsa finalja më e mundshme është City – Inter.