Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, është vënë sërish në shërbim të Sali Berishës gjatë kësaj fushate elektorale.
Stadiumi “Air Albania” nuk do të presë këtë fundjavë asnjë ndeshje, pasi do të jetë në dispozicion të kreut të Foltores, Sali Berishës.
Të shtunën ai do të hap fushatën elektorale në stadiumin “Air Albania” në orën 12:00, duke marrë lejën dhe paguar paratë tek FSHF-ja e Dukës për këtë tubim që do organizojë në këtë impiant.
Kjo nuk është hera e parë që Berisha organizon tubim elektoral në stadiumin “Air Albania”, duke bllokuar ndeshjet e Kategorisë Superiore në marrëveshje me Dukën, pasi e njëjta gjë ndodhi edhe gjatë kohës kur nisi betejen për të zaptuar PD-në.