Shpërdoron një rast të artë Arsenali për të ruajtur distancën me Manchester City pasi skuadra e Artetas nuk arrin të fitojë derbin me West Ham, pavarësisht dy golave të shpejtë të shënuar nga Jesus dhe Odegaard brenda 10 minutave.

Benramha dhe Boëen në pjesën e dytë barazuan “Topçintë” duke i dhënë një shuplakë të fortë skuadrës së Michel Artetas, i cili provon zhgënjim për këtë barazim që mund të rezultojë vendimtar për kryesuesit e kampionatit, aktualisht me 4 pikë më shumë se Manchester City që ka një ndeshje më pak dhe pë më tepër do ta luajë në shtëpi pas disa javësh ndeshjen e dytë me Arsenalin.

Ky është barazimi i pestë për Arsenalin në këtë sezon, ndërsa Ëest Ham fiton 1 pikë të rëndësishme për të qëndruar sa më larg zonës së ftohtë, atualisht vetëm 4 pikë larg, ndërsa momentalisht duhen edhe 8 javë deri në fund të Premier League.