Pierre-Emerick Aubameyang do të largohet nga Chelsea në fund të sezonit. Një aventurë makthi ajo e sulmuesit që shënoi vetëm 3 gola në 20 paraqitje.
Sipas raportimeve të medieve britanike, ish-lojtari i Arsenalit mund të kthehet në Barcelonë ku luajti për gjashtë muaj sezonin e kaluar.
Më interesant është fakti që Barça mund ta rimarrë Aubameyang me parametra zero nga Chelsea.