Tentativa e kandidatit të Berishës për Bashkinë e Vorës per të shfrytëzuar politikisht protestën e banorëve të Bërxullës ka sjellë dhe irritimin e këtyre të fundit.
Protestuesit e kanë përzënë Indrit Hoxhën duke i kërkuar t’i hipi makinës e të mos përzihet në punët e tyre.
Ata u shprehën se protesta s’është partiake.
“Nuk të duam fare këtu, hipi makinës vëllai im dhe ik. Ti u bëfsh çfarë të duash, por për vota mos na hajdeni. Ne s’të njohim fare ty, ke ardhur nga Tirana, s’je as katunari jonë. Të lutemi shumë ik, se nuk e kemi protestë partiake”, iu drejtuan banorët kandidatit të Berishës për Vorën, Indrit Hoxha.